Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe as dëme, autoritetet paralajmërojnë se gjendja është me rrezik.

Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të ujërave nga vërshimet, ekziston një rrezik ekstrem për vërshime. Kjo dukuri natyrore ndodh në cikle çdo 20 ose 50 vjet, komunikoi Enti i landit për Mjedisin dhe Mbrojtjen në Punë në Saarbryken. Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as vitikma në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendshme.

Gjendja e rrezikshme e ka preokupuar edhe vet kancelarin Olaf Scholz. Në vend që të bëjë luftë elektorale, Scholz të shtunën (18.05.2024) do të krijojë vet një përfytyrim në vend për situatën e vërshimeve. Këtë e komunikoi zëdhënësi i qeverisë së Saarland Julian Lange.

Në kryeqytetin e landit Saarbrücken është shpallur gjendje e dëmit të madh. Atje ku lumi Saar ka dalë nga shtrati janë vërshuar disa rrugë prej ujit dhe janë bllokuar – ndër të tjera edhe është bllokuar edhe autostrada e qytetit. Nga disa ndërtesa në këtë zonë të qytetit duhej të evakuoheshin njerëzit. Qendra për mbrojtjen nga katastrofat e konsideron gjendjen mjaft të tensionuar.