Haradinaj: Dështimi i Kosovës në KiE, i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i Kosovës në KiE, i faturohet vetëm Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave i faturohet vetëm kryeministrit Albin Kurtit.

Sipas Haradinajt, kjo për shkak të eksperimenteve që Kurti ka bërë duke dobësuar subjektivitetin e shtetit.

“Mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky dështim i faturohet një njeriu e ai është, Albin Kurti. Eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

I pari i AAK-së, i bën thirrje BE-së që të hap rrugën e integrimit për Kosovën.

“U bëj thirrje shteteve të BE-së, të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të një njeriu, por të na e shtrijnë dorën e t’na e hapin rrugën e integrimit. Ne rrugë tjetër nuk kemi!”.