Caktohet stadiumi se ku do të luhet finalja e Kupës mes Ballkanit dhe Prishtinës
Tashmë dihet edhe arena se ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Prishtina do të luajnë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 15:00.
Kjo është bërë e ditur nga klubi kryeqytetas, FC Prishtina përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Prishtina e eliminoi Dritën për të arritur në finale, kurse Ballkani rivalin lokal, Suharekën.
Ballkani është në garë edhe për titullin kampion po ashtu, ndërkaq për Prishtinën triumfi në Kupë është e vetmja rrugë për të dalë në Evropë këtë sezon.