Istogu, finalisti i parë
Istogu është finalisti i parë i playoff-it në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Istogu, që është kampion aktual, në gjysmëfinale e eliminoi Samadrexhën. Fitoren e dytë e shënoi të mërkurën mbrëma në Samadrexhë, me rezultat 33:31.
Ndeshja ishte shumë e fortë dhe interesante, nga fillimi e deri në fund. Në minutën e 57-të rezultati ishte i barabartë 29:29.
Më pas Istogu u shkëput në dy gola, 31:29. Samadrexha u afrua në një gol, por pa barazuar më rezultatin.
Esma Muratoviq i shënoi 9 gola për Istogun, derisa Ana Carolina Gomes i realizoi 8.
Sevdanur Ozkan e Fatiha Haimer i kishin nga 7 gola për Samadrexhën.