Von der Leyen: Sulm i poshtër! Minon demokracinë dhe të mirën e përbashkët

Von der Leyen: Sulm i poshtër! Minon demokracinë dhe të mirën e përbashkët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atenatit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Ajo e quan një sulm të poshtër dhe që minon demokracinë.

Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij”, shkruan Von der Leyen në X.