Diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Armenisë

Diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Armenisë

Gjatë qëndrimit në Armeni, ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri i Financave, Hekuran Murati, u prit në takim nga ministri i Financave të Armenisë, Vahe Hovhannisyan.

Përgjatë këtij takimi dy ministrat diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e raporteve marrë parasysh ngjashmëritë mes të dyja vendeve.

U diskutua edhe për mundësinë e organizimit të vizitave të ndërsjella të delegacioneve biznesore.

Gjithashtu, ministri Murati shfrytëzoi rastin ta falënderojë ministrin Hovhannisyan për mbështetjen e ofruar nga Armenia në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në përfundim të takimit palët u pajtuan për thellim të bashkëpunimit në procesin e reformave përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve.