Këpuca e Artë/ Haaland e zë Mbappen, Kane mbetet lider

Këpuca e Artë/ Haaland e zë Mbappen, Kane mbetet lider

Një lëndim e ka ndalur Harry Kanen, por sulmuesi i Bayern Munichut duket se tashmë do të jetë i paarritshëm në garën për Këpucën e Artë.

Futbollisti anglez i ka shënuar 36 gola deri tash në sezonin 2023/24 në Bundesligë dhe e ka një shkëputje të theksuar ndaj Kylian Mbappes, i cili mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, respektivisht 27 gola.

E atij në këtë pozitë iu bashkua mbrëmë Erling Haaland, i cili tash i ka po ashtu 54 pikë pasi realizoi dy herë në fitoren e Manchester Cityt ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0.

Prapa tyre e shohim sensacionin e Stuttgartit, Serhou Guirassy, që i ka 26 gola, përkatësisht 52 pikë, i përcjellë nga Lautaro Martinez i Interit, i cili është i katërti me 24 gola, respektivisht katër pikë më pak se Guirassy.

Ky sezon po shkon drejt fundit dhe Kane do ta fitojë këtë çmim prestigjioz individual, ndonëse në nivelin ekipor edhe në këtë sezon mbeti pa trofe.

Më poshtë mund ta shihni Top 10-shen e Këpucës së Artë 2023/24.