Sinneri mund të bëhet numër një edhe nëse mungon në Roland Garros
Tenisti Jannik Sinner mund të bëhet italiani i parë numër një në botë në tenis.
Ai u tërhoq nga turneu në Madrid e mungoi në Romë, e pritet të mungojë edhe në grand slamin e Roland Garrosit.
Mirëpo, nëse Novak Gjokoviqi, aktualisht në vendin e parë, nuk e arrin së paku finalen, atëherë Sinneri do ta tejkalojë, edhe nëse nuk merr fare pjesë në këtë garë.