Gjakovë: Qytetari gjen një kuletë në rrugë, e dorëzon në polici

Gjakovë: Qytetari gjen një kuletë në rrugë, e dorëzon në polici

Një qytetar pasi gjeti një kuletë në të cilën kishte edhe para, ka bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici.

Policia e Kosovës njofton se në stacionin policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë, të cilën e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, brenda së cilës kishte një patentë shoferi, 6900 lekë, 135 euro, si dhe 10 sterlina britanike.

Bëhet e ditur se kuleta e gjetur dhe paratë pritet t’i kthehet pronarit, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili është kontaktuar dhe njoftuar.

Policia falënderon Zymberin për sjelljen e tij dhe thekson se ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.