HomeAktualeUnioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re

spot_img

Në Düsseldorf të Gjermanisë u mbajt Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V. (Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane), gjatë të cilit anëtarët e organizatës zgjodhën Kryesinë e re që do të udhëheqë Unionin në mandatin e ardhshëm.

Pas një procesi demokratik dhe transparent, Kuvendi zgjodhi këtë përbërje të Kryesisë:

Zenun Krasniqi – Kryetar i Kryesisë
Afrim Osmanaj – Nënkryetar
Faton Shehu – Nënkryetar
Irfan Purçuku – Sekretar i Përgjithshëm
Shkëndije Pacolli – Anëtare
Burim Kuraja – Anëtar
Irfan Tërnava – Anëtar

Kuvendi shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Kryetarin e deritanishëm, z. Nazmi Viqa, Nënkryetarin e deritanishëm, z. Zenun Krasniqi, si dhe për anëtarët e Kryesisë së kaluar: z. Vllaznim Kelmendi, i cili ka qenë pjesë e Unionit që nga themelimi i tij, z. Nexhmedin Veliqi, z. Bekim Borovci, znj. Shkëndije Pacolli dhe z. Faton Shehu, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë mandateve të fundit. Nën udhëheqjen e tyre, Unioni ka konsoliduar strukturat organizative, ka zgjeruar rrjetin e anëtarëve dhe ka forcuar ndjeshëm rolin e tij si një platformë e rëndësishme për përfaqësimin dhe promovimin e interesave të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Kuvendi shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për bankën OneFor, sponsorin gjeneral të këtij takimi, për mbështetjen e çmuar dhe partneritetin e saj në organizimin e Kuvendit. Kontributi i OneFor dëshmon përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetin e biznesit shqiptaro-gjerman dhe për të promovuar iniciativa që forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e sipërmarrjes.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe theksoi se mandati i tij do të karakterizohet nga transparenca, bashkëpunimi dhe përkushtimi në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të Unionit.

Ai nënvizoi se prioritetet kryesore të Kryesisë së re do të jenë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, mbështetja e sipërmarrësve të rinj, krijimi i mundësive të reja për zhvillim dhe përfaqësimi i fuqishëm i interesave të përbashkëta të komunitetit të biznesit shqiptaro-gjerman.

Kryesia e re synon të intensifikojë aktivitetet për rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e investimeve, avancimin e partneriteteve strategjike dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe trojeve shqiptare.

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane mbetet një nga platformat më të rëndësishme të organizimit dhe përfaqësimit të bizneseve shqiptare në Gjermani, duke kontribuar në fuqizimin e sipërmarrjes, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Kryesia e re shprehu gatishmërinë për të qenë e hapur ndaj ideve, sugjerimeve dhe bashkëpunimit me të gjithë anëtarët, me bindjen se vetëm përmes unitetit, dialogut dhe vizionit të përbashkët mund të arrihen rezultate të qëndrueshme dhe me ndikim afatgjatë.

 

Lajmet e Fundit

PSG e mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Arsenalit pas penalltive

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale...

Kosova po rritet edhe jashtë fushës, kushte “luksi” për Kombëtaren

Në futbollin modern, rezultatet nuk ndërtohen vetëm në 90 minutat e ndeshjes. Ato janë...

Kurti vizitoi Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Investimet si Qeveri e Republikës janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i...

Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur nga Praga në prag të ndeshjes miqësore...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...