HomeAktualeAs moti me shi s’i ndali kosovarët që fundjavën ta kalojnë në...

As moti me shi s’i ndali kosovarët që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar

spot_img

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë.

Qytetarët e Kosovës, edhe pse moti me shi, kanë vendosur që fundjavën e gjatë ta kalojnë në bregdetin shqiptar,.

“Jam nga Ferizaj. Do të dalim pak për qejf. Çdo dy muaj, për dy tre ditë këtu vijmë e kalojmë fundjavën”, tha një qytetar i Kosovës për RTSh.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete. Sipas të dhënave, fluksi është në rritje nga java në javë me afrimin e sezonit veror.

Ndërkohë, prej datës 1 maj ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, çka ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në kufi.

Kryeministri Edi Rama, ndërkaq, ka publikuar shifrat e muajit prill sa i takon numrit të vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, prilli i këtij viti shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025.

Ai shton më tej se nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te ShBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...