Hummels mbetet jashtë kombëtares për “EURO 2024”
Ka mbetur edhe plot një muaj deri në fillimin e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Ndërkohë vijnë edhe befasitë e para nga kampi i kombëtarës së Gjermanisë.
Raportohet se selektori Julian Nagelsmann, e ka lënë jashtë skuadrës mbrojtësi më në formë të Dortmundit Mats Hummels.
Kjo pasi në vend të tij është ftuar mbrojtësi i Eintracht Frankfurtit, Robin Koch.
35-vjeçari, këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Edin Terziq, ku ka ndihmuar skuadrën të arrijë finalen e Champions League, ku do luajë kundër Real Madridit, më 1 qershor.