Mourinho i thotë “po” një transferimi në kampionatin turk

Mourinho i thotë “po” një transferimi në kampionatin turk

Josè Mourinho në Turqi është një lëvizje mëse e mundshme. Pas përfundimit të aventurës te Roma me shkarkim, “Special One” mund t’ia nisë sërish nga Bonucci dhe Dzeko.

Aziz Yildirim, kandidati për t’u bërë president i verdhebluve, raporton “Mundo Deportivo”, ka siguruar se tashmë ka “po”-në e ish-trajnerit të Interit, Real Madridit, Chelsea etj. për sezonin e ardhshëm.

Trajneri portugez thuhet se e ka mirëpritur propozimin e marrë gjatë një takimi të fundit. Për të do të ishte aventura e parë në tokën turke, pikërisht eksperienca e dhjetë si trajner.

Ditët e fundit Mourinho, i cili gjithashtu është tunduar nga klubet saudite për javë të tëra: “E urreja faktin se merresha me gjithçka te Roma. Unë thjesht dua të stërvit skuadrën”.