OKC barazon gjithçka ndaj Dallasit, Celtics fitojnë sërish ndaj Cavs
Luka Doncic dhe Kyrie Irving dështuan përsëri, dhe Dallas humbi përsëri nga Oklahoma City dhe tani rezultati është 2-2 në serinë gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it të Konferencës Perëndimore në NBA.
Oklahoma City Thunder ka fituar si mysafirë i Mavericks me 14 pikë diferencë 110:96 duke barazuar rezultatin në 2-2.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Chet Holmgren me 18 pikë, derisa Dort shtoi 17 të tjera.
P.J Washington ishte më efikasi te Dallas Mavericks me 21 pikë e 12 kërcime, derisa Luka Doncic shtoi 18 pikë, 12 kërcime e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Paraqitje zhgënjyese për Dallasin kishte Kyrie Irving, ku në 40 minuta sa qëndroi në parket nuk arriti të shënoj më shumë se nëntë pikë.
Boston Celtics ka bërë një hap para për kalimin në finalen e Konferencës së Lindjes, pasi ka triumfuar në udhëtim te Cleveland Cavaliers me shtatë pikë diferencë 109:102.
Tani Celtics kanë epërsi 3-1 dhe i mjafton edhe një fitore për të kaluar tutje.
Jayson Tatum ishte më i miri te Celtics me 33 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Darius Garland shënoi 30 pikë në anën tjetër për vendasit.