Mbappe shpallet futbollisti më i mirë në Francë
Kylian Mbappe është shpallur futbollisti më i mirë në Francë.
Këtë çmim ai e merr për herën e pestë rresht.
Ceremonia u zhvillua mbrëmë në Paris dhe u organizua nga UNFP- Sindikata kryesore e futbollistëve profesionistë në Francë.
Ky sukses i 25-vjeçarit mund të jetë i fundit sa i përket karrierës së tij në Ligue.
Ai deri më tani këtë edicion, ka regjistruar 29 paraqitje, teksa ka shënuar 27 gola dhe ka shtuar shtatë asistime.
I nominuar për çmimin e vitit ishte edhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili këtë sezon po kalon në formë fantastike me skuadrën e Lille.
Zhegrova nuk e fitoi, por kjo mund të llogaritet një sukses i madh marrë parasysh konkurrencën e fortë.
Në konkurrencë ishin edhe Ousmane Dembele, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Pierre Lees-Melou.