Hamza pret në takim ambasadorin e Austrisë, diskutojnë për zhvillimet në vend

Hamza pret në takim ambasadorin e Austrisë, diskutojnë për zhvillimet në vend

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Hamza falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkrahjen e shtetit të Austrisë ndaj shtetit të Kosovës, e cila është e dëshmuar ndër vite në etapat më të rëndësishme të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

Ai më tutje shtoi se me ambasadorin Schnetzer, diskutuan që të vazhdojë bashkëpunimi dhe koordinimi në rrugën e vetme që duhet të ketë Kosova, për anëtarësim në organizatat kryesore ndërkombëtare, në krah me aleatët e dëshmuar të vendit.