HomeEkonomiPosta e Kosovës shënon 70-vjetorin e pullës EUROPA me emision të ri...

Posta e Kosovës shënon 70-vjetorin e pullës EUROPA me emision të ri filatelik

spot_img

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave nga tema “Evropa”, të titulluar “70-vjetori i pullës Evropa”. Ky emision shënon një përvjetor të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit filatelik evropian.

E emetuar për herë të parë në vitin 1956 nga gjashtë shtete evropiane, pulla EUROPA është shndërruar në simbol të unitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të kontinentit.

Për shtatë dekada, këto pulla kanë pasqyruar vlerat e përbashkëta evropiane, duke bashkuar kulturën, historinë dhe identitetin e vendeve pjesëmarrëse përmes artit filatelik.

Tema e vitit 2026 i kushtohet pikërisht këtij përvjetori, duke theksuar rrugëtimin 70-vjeçar dhe rolin e pullave EUROPA në afrimin e njerëzve dhe vendeve përmes komunikimit.

Emisioni përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë dhe do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.

Posta e Kosovës fton koleksionistët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e këtij përvjetori të rëndësishëm duke pasuruar koleksionet e tyre me këtë emision të veçantë

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...