“Ne e dinim për largimin e Mbappe dhe kjo nuk ndryshon asgjë, sezonin tjetër do të jemi më të fortë”
Konferencë e vështirë për Luis Enrique, pak ditë pas eliminimit të Paris Saint-Germain-it nga Champions League dhe një ditë pas shpalljes së lamtumirës nga klubi parisien nga Kylian Mbappe.
Duke folur si fillim për eliminimin ai thekoi se kjo gjë u shkaktoi një gjendje emocionale disi të ngarkuar në ditët e fundit, pasi ishin siç thekson spanjolli shumë pranë finales.
“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales”, tha fillimisht trajneri i PSG-së.
Më pas duke u ndalur te fakti që Kylian Mbappe njoftoi publikisht që në fund të këtij sezoni do të largohet nga PSG-së, trajneri theksoi se asgjë nuk ndryshon për ta dhe se sipas spanjollit sezonin e ardhshëm do të jenë edhe më të fortë.
“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.