Zvicra fituese e `Eurovision 2024`
Zvicra ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”.
Nemo me këngën e tij “The Code” ka arritur t’i fitoj votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse.
Interpretimi i këngëtarit helvetian u zgjodh më i miri në konkurrencën prej 25 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme që performuan në finale të Eurosongut.
Vendin e dytë e fitoi Kroacia, ndërsa në të tretin u rendit Ukraina.
Nemo dominoi dukshëm në votat e jurisë, ndërsa pozita e parë nuk iu lëkund as nga votat e publikut.
Pasi u rendit në vendin e parë, Nemo u shpreh se “shpreson që kjo garë të vazhdojë të përmbushë premtimin për të mbrojtur dinjitetin dhe paqen për të gjithë njerëzit në botë”
Kuse, Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila performoi në natën e dytë gjysmë finale, por nuk arriti të shkojë në finale.
Festivali më i madh evropian i këngës u transmetua drejtpërdrejt ekskluzivisht në RTK1 dhe RTK2 dhe për dëgjuesit në RADIO KOSOVA 1 dhe 2.