Murati fton qytetarët ta shfrytëzojnë javën e fundit të regjistrimit të popullsisë

Murati fton qytetarët ta shfrytëzojnë javën e fundit të regjistrimit të popullsisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë i cili do të vazhdojë deri më 17 maj.

Murati tha se me këtë regjistrim, do të dihet saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare.

“Do ta dimë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna të tjera demografike. Pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë”, tha Murati.

Tutje, Murati tha se është e domosdoshme që secili të regjistrohet në mënyrë që shteti të ketë të dhëna të sakta dhe të mund të bëhen politika më të mira.