Presidenti Ademi uron KFF Ulpianën 1992: Mirë se vjen në Sigal Superligë

Presidenti Ademi uron KFF Ulpianën 1992: Mirë se vjen në Sigal Superligë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar KFF Ulpiana 1992 për inkuadrim në Sigal Superliga.

“Urime KFF Ulpiana 1992 promovimi në Sigal Superligë! Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin e trajnerëve si dhe vashat e Ulpianës për një edicion të suksesshëm e që falë punës së vazhdueshme me plotë meritë arritën të shpallen kampione të Ligës së Parë. Mirë se vjen në Sigal Superligë! Urime!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.