Ylli dhe Trepça përballen të dielën në sfidën e dytë
Të dielën zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Mitrovicasit fituan ndeshjen e parë 77:68, derisa për tu shpallur kampionë duhen tri fitore.
Therandasit synojnë fitoren për të barazuar serinë finale në 1:1, derisa ‘Xehetarët’ për fitore e 0:2, që do t’i afronte më shumë drejt titullit të kampionit.
Ylli synon titullin e kampionit, që do të ishte i treti në histori, kurse mitrovicasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2012. Kujtojmë, që Trepça ka fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion.
Skuadra nga Theranda në çerekfinale të “Play-off”-it eliminoi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2, derisa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën 3:0.
Mitrovicasit ishin liderë në garat e rregullta me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje, aq sa kishte edhe Peja e dyta.
Deri më tani në të gjitha garat janë përballur gjashtë herë, ku katër fitore i kanë takuar mitrovicasve.
Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën në Therandë nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa/Klan Kosova.
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça