Rama pret në takim ambasadorin Kiçmari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari.
Ai ka theksuar se me ambasadorin Kiçmari diskutuan për përfaqësimin e Prishtinës në World Expo 2025 që do të mbahet në Osaka të Japonisë.
“Ambasadori Kiçmari u shpreh i lumtur për marrëdhëniet e ndërtuara nga Kryeqyteti me disa komuna në Japoni dhe në veçanti për emërtimin e parkut Shinzo Abe në Kryeqytet e projektimin e Sallës Koncertale dhe Galerisë së Arteve nga arkitekti me renome botërore, Kengo Kuma”.
“Të gjitha këto kanë ndikuar në ndërtimin e imazhit pozitiv të Prishtinës e Republikës së Kosovës te publiku në Japoni”, ka shkruar Rama. në Facebook.