Çeku: Brenda dy viteve Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume të kategorive të larta

Çeku: Brenda dy viteve Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume të kategorive të larta

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se me investimet që po bëhen në kuadër të planit pesëvjeçar të futbollit dhe dinamikës së punimeve, brenda dy viteve Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume të kategorive të larta, të gatshme për lojë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se në vitin 2030 kur mbahen “Lojërat Mesdhetare”, pas përfundimit edhe të stadiumit nacional, Kosova do të ketë infrastrukturën më të mirë të futbollit në rajon.