Ngjarje e rëndë në Belgjikë, përdhunohet një 14 vjeçare nga një grup
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Belgjikë, ku raportohet se një vajzë 14-vjeçare është përdhunuar në grup.
Sipas mediave vendase, vajza u josh për të shkuar në një zonë të pyllëzuar të quajtur Kabouterbos në Kortrijk, ku rezultoi se i prisnin rreth dhjetë adoleshentë, më i vogli prej të cilëve 11 vjeç.
Aty 14-vjeçarja u përdhunua në grup, dhe gjatë aktit disa prej tyre filmuan video, që më pas i shpërndanë në rrjetet sociale.
Raportohet se abuzimi seksual ka vazhduar për plot 3 ditë, ku vajza është mbajtur peng në pyll.
Policia ka arrestuar të miturit teksa identitetet e tyre nuk janë bërë publike për shkak të moshës. Dyshime ka për roli ne 11-vjeçarit në këtë grup, teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë ende.