Zveçan: KFOR-i gjen armën e varur në pemë, policia e sekuestron

Zveçan: KFOR-i gjen armën e varur në pemë, policia e sekuestron

Mbrëmjen e së mërkurës, në Zveçan raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.

Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti vazhdon të hetohet.