Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se projekti zbatues për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës tanimë ka marrë edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së.
“Vazhdojmë me shpalljen e procedurës për angazhimin e operatorit për realizimin e punimeve. Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër”.
“Kemi punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës, profesionistët më të mirë të vendit tonë për hartimin e projektit, i cili përveç rinovimit të ndërtesës parasheh edhe shtim të hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin dhe përjetim të përmirësuar artistik për publikun”, ka shkruar Çeku në Facebook.