“Franca nuk është në luftë me Rusinë”
“Franca nuk është në luftë me Rusinë”. Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin kinez, Xi Jinping.
“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë apo popullin rus”, tha ai në komentet e transmetuara në internet në llogarinë X të Pallatit Elysee.
“Ne gjithashtu nuk po kërkojmë një ndryshim pushteti në Rusi”, shtoi ai. Macron tha se vendet e BE-së janë të gatshme të “mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet”.