HomeAktualeMASh prezanton Kornizën Kombëtare të Cilësisë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

MASh prezanton Kornizën Kombëtare të Cilësisë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

spot_img

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka hartuar Kornizën Kombëtare të Cilësisë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme (EFH), dokument ky që strukturon deklaratat dhe indikatorët e cilësisë rreth pesë fushave themelore që udhëheqin zhvillimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e sektorit në EFH.

Këto fusha janë të harmonizuara me fushat me prioritet të përcaktuara në Kornizën Evropiane të Cilësisë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme (EFH), si dhe me mjedisin kombëtar të politikave dhe legjislacionit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë dhe prioritetet e tij, përkatësisht: Udhëheqja dhe Financimi, Qasja, Stafi, Kurrikula dhe Pedagogjia, si dhe Monitorimi dhe Vlerësimi.

Me këtë rast, zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, nënvizoi se reforma në edukimin në fëmijërinë e hershme përfaqëson një nga proceset më të rëndësishme zhvillimore në arsim, me qëllim sigurimin e qasjes në edukim cilësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për secilin fëmijë në Kosovë.

“Kjo reformë një qëllim të qartë dhe të përbashkët: që çdo fëmijë në Kosovë të ketë qasje në edukim të hershëm cilësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Sepse aty fillon gjithçka – aty ndërtohet themeli i një shoqërie më të fortë dhe më të barabartë”, tha zv/ministri Kryeziu

Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Anita Kadriu, në fjalën e hapjes theksoi se, ky proces është kërkesë për Kosovën në Agjendën e Refomave të Bashkimit Europian, i cili shpërblehet nga BE-ja, perveç në kuptim të reformës po ashtu edhe në aspektin financiar për zhvillimin e këtij niveli edukimi.

Ndërsa dokumentin e prezantoi udhëheqësja e Divizionit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Labëri Luzha, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga MASH, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe UNICEF-i.

Gjatë punëtorisë u theksua rëndësia e forcimit të cilësisë në edukimin në fëmijërinë e hershme përmes Kornizës për Sigurimin e Cilësisë dhe instrumenteve përkatëse të vlerësimit, si dhe fillimi i procesit të vetëvlerësimit në rreth 160 institucione parashkollore në nivel vendi.

Lajmet e Fundit

PSG e mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Arsenalit pas penalltive

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale...

Kosova po rritet edhe jashtë fushës, kushte “luksi” për Kombëtaren

Në futbollin modern, rezultatet nuk ndërtohen vetëm në 90 minutat e ndeshjes. Ato janë...

Kurti vizitoi Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Investimet si Qeveri e Republikës janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i...

Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur nga Praga në prag të ndeshjes miqësore...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...