Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Pak më parë u raportua për një ribashkim të këngëtares Fjolla Morina me ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën.

Kjo pasi ky i fundit ndau një fotografi në InstaStory të artistes shqiptare, gjë e cila bëri që të dyshohet se janë rikthyer.

Megjithatë, 38 vjeçarja e ka mohuar këtë duke thënë se nuk janë bashkë.

Në një prononcim për Prive, ajo tha se kjo është bërë vetëm për vëmendje nga ana e Sylës.

Fisniku dhe Fjolla theksojmë që i dhanë fund martesës së tyre rreth dy vjet më parë.

Pas kësaj, ata hodhën akuza të shumta ndaj njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.

Një vit më parë, artistja ka qenë në një gjendje emocionale të rënduar, ku në videot që publikoi përfshiu edhe ish-partnerin.