Besnik Tahiri: Luan Haradinaj ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se rënia e lavdishme e Luan Haradinajt në kufirin që ndante një komb, shkuli gurët e kufirit e i bëri lapidar lavdie të kombit shqiptar për liri e çlirim.
“Luani ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë. Si vetë rënia e lavdishme e Luanit, mbetet e paharrueshme rruga që ndoqën shokët, e barra e lirisë që ra mbi shpatullat e vëllait që barti trupin e Luanit. I paharrueshëm kujtimi për Luanin, shokët e bashkëluftëtarë që bënë të gjallë pranverën e rënies së tij”, ka shkruar në Facebook Tahiri.