Dy telefona dhe 750 euro, në Burgun e Dubravës parandalohen dy raste kontrabande

Dy telefona dhe 750 euro, në Burgun e Dubravës parandalohen dy raste kontrabande

Oficerët korrektues kanë arritur të ndalojnë dy raste të kontrabandës në Burgun e Dubravës. Janë kapur 750 euro dhe dy telefona nga persona të cilat kanë provuar fshehtazi t’i fusin brenda qendrës korrektimit.

“Oficerët korrektues kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar mjetet monetare dhe telefonat. Vizitat janë anuluar, ndërsa për të dyja rastet është njoftuar edhe policia e Kosovës. Dy të burgosurit ndaj të cilëve kanë qenë të dedikuara mjetet monetare dhe telefonat janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftim.