Ahmeti në Tropojë: Shkupi e Tetova tokë dardane, gjuha të cilën e fliste Tahir Sinani e Mic Sokoli, sot është zyrtare në Maqedoni

Ahmeti në Tropojë: Shkupi e Tetova tokë dardane, gjuha të cilën e fliste Tahir Sinani e Mic Sokoli, sot është zyrtare në Maqedoni

Në Tropojë është ngritur shtatorja e heroit Tahir Sinani, dhe në ngjarje ka marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton TV21.

Ahmeti foli për rëndësinë e këtyre figurave historike, duke i sjell në aktualitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut.

“Po dëgjoja raportin e gjeneralit Tahir Sinanit duke i thënë gjyshit të tij, Mic Sokolit – “O gjysh, gjuhën të cilën e flasim sot ëshë zyrtare dhe Maqedonia me kryeministër shqiptar Duke i thënë Mic Sokolit dhe Hasan Prishtinës që flamuri kombëtar erdhi nga gjaku i Tahir Sinanit…”.

“Dëgjova duke i thënë Bajram Currit e Hasan Prishtinës ‘tri universitete shqiptare në tokën dardane, Shkup e Tetovë’”, tha Ahmeti.