Haradinaj e uron nënën për ditëlindje: E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë
Nëna e kryetarit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinajt, nesër feston ditëlindjen.
Por për shkak se nesër, në ditën e rënies së Luanit, në respekt të kujtimit të saj për të, familja e saj po e shënojnë sonte.
Haradinaj, nënës Rukë ia uroi ditëlindjen, duke thënë se shumë ditëlindje ajo i ka kaluar me mall për djemtë, Enverin, Shkëlzenin e Luanin, si dhe nipin Shqipdonin, nënën Aze dhe gjyshen Zize, por siç shprehet ish-kryeministri, nëna e tij nuk u dorëzua kurrë e qëndroi gjithmonë e fortë.
“Të paçim përjetë Nana Rukë! Sonte jemi mbledhur për ditëlindjen tënde, shumë prej të cilave i ke kaluar me kujtimin e mallin e pashuar për djemtë tu; Shkëlzenin, Luanin e Enverin, nipin Shqipdonin, Nanën Aze dhe gjyshen Zize, por që kurrë nuk u dorëzove e përherë e fortë qëndrove!”, shkroi Haradinaj në Facebook
“Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa. E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë! Të paçim Nanë!”.