Ndërron jetë 7 vjeçari që u godit nga tramvaji në Gjermani

Ndërron jetë 7 vjeçari që u godit nga tramvaji në Gjermani

Një djalë shtatëvjeçar u godit për vdekje nga një tramvaj në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 të së dielës.

Sipas policisë, fëmija po vraponte pa i kushtuar vëmendje trafikut dhe prindërit e tij me origjinë rumune nuk ndodheshin aty në momentin e aksidentit.

Derisa, policia gjermane bëri të ditur se fëmija kishte me vete një beberon, shkruan gjermanja Bild.

Zjarrfikësit mundën të ngrinin tramvajin dhe ta lironin fëmijën. Por ai ndërroi jetë rrugës për në spital