HomeAktualeBardhyl Hasanpapaj, aderimi i radhës nga Vjosa Osmani

Bardhyl Hasanpapaj, aderimi i radhës nga Vjosa Osmani

spot_img

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se doktor Bardhyl Hasanpapaj i është bashkuar rrugëtimit të saj politik në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar bashkëpunimin e hershëm me Hasanpapajn, duke kujtuar se rrugëtimi i tyre ka nisur që në vitin 2001, kur si studentë kanë përfaqësuar Universitetin e Prishtinës në gara ndërkombëtare të drejtësisë.

“Me Dr.sc. Bardhyl Hasanpapajn, rrugëtimi ynë nuk filloi në politikë. Filloi në vitin 2001, si dy studentë të rinj që bartnim ëndrra të mëdha dhe përfaqësonim Universitetin e Prishtinës në garat më prestigjioze ndërkombëtare të drejtësisë. Bardhi, përveçse njihet si një zë i arsyeshëm i diskursit publik, ka specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Firenzes në Itali”, shkroi Osmani.

Siç shkroi tutje Osmani, Hasanpapaj ka kontribuar edhe në projekte të ndryshme ndërkombëtare përmes organizatave si BE, USAID, NDI, NCSC, IFC dhe EBRD, duke e lidhur dijen akademike me praktikën profesionale dhe zhvillimin institucional.

“Si ekspert i sundimit të ligjit, dijen profesionale e ka shndërruar edhe në ndërmarrësi, duke udhëhequr projekte të rëndësishme për organizata ndërkombëtare si BE, USAID, NDI, NCSC, IFC dhe EBRD. Por përkundër të gjitha arritjeve, Bardhyli ka mbetur njeri i thjeshtë. Një mik i mirë. Një profesionist që nuk u largua kurrë nga dëshira për t’i dhënë Kosovës më shumë. E mbi të gjitha, një malsor që kurrë nuk e shkelë besën e dhënë. Jam e lumtur që edhe sot kemi pranë njerëz si Bardhyl Hasanpapaj, që me dije, integritet dhe përkushtim i japin forcë vizionit tonë për të ardhmen”, thuhet në postim.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...