Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës

Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur sot lidhur me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për largimin e masave ndaj Kosovës.

Stano në një konferencë për media tha se Bashkimi Evropian kur i ka vendosur masat e ka bërë të qartë se janë të përkohshme dhe mund të hiqen, por për këtë tha vendosin shtetet anëtare të BE-së, e jo politikanët e Kosovës.

“…kur janë vendosur masat Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen, por për këtë vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo kur vendosin politikanët e Kosovës…”, tha Stano, pasi u pyet se kur pritet largimi i masave ndaj Kosovës.