Presidenti Ademi pret në takim drejtorin e Teknologjisë së Inovacionit në Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, Mohamed Soltan, drejtor për Teknologji e Inovacion në Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite.
Presidenti Ademi ka theksuar se vizita e tij në FFK ka të bëjë me fillimin e bashkëpunimit lidhur me sistemin elektronik ‘MySAFF’ të zhvilluar nga Federata e Arabisë Saudite, e që është implementuar gjithashtu nga federata tjera botërore.
“Soltan, në Kosovë shoqërohet nga kolegu i tij, Dhafer Alshehri, menaxher për teknologji në Federatën e Arabisë Saudite. Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të mërkurën, e ku do të mbajnë takime edhe me departamentet e FFK-së. “MySAFF” është ekosistemi digjital, ku përfshihen: sistemi i regjistrimit të lojtarëve, sistemi i garave si dhe sisteme të tjera që mundësojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të digjitalizimit të FFK-së”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.