Sot, Dita Botërore e zjarrfikësve
4 Maji është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfikësve, ku shtetet e botës organizojnë aktivitete të ndryshme solemne, në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t`iu dalë në ndihmë qytetarëve në raste emergjente.
Për ta shënuar Këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në agjendë kanë parakalimin me automjete që do të bëhet nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit.
Derisa në objektin kryesor të BPZ-së me fillim nga 10:30 do të mbahet edhe një organizim për shënimin e kësaj dite, kur përveç zëvendës komandantit të Brigadës, Malë Gashi do të jenë të pranishëm edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama e kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.
Ndryshe, Dita botërore e zjarrfikësve shënohet çdo 4 maj, e themeluar në vitin 1999 pas vdekjes së pesë zjarrfikësve në një zjarr në Australi.