Taekwondo i sjell edhe tri medalje të arta Kosovës nga Estonia
Pas suksesit që e treguan në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla, taekwondistët tanë sërish kanë fituar medalje në dy gara të tjera ndërkombëtare, “Tallin Open G1” dhe “President Cup” që u mbajtën në Talin të Estonisë.
Në “Tallin Open G1” në kategorinë deri në 54 kilogramë, Bleron Ademi e fitoi medaljen e artë për senior, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, në “President Cup” shkëlqyen Mal Sahiti në kategorinë deri në 68 kilogramë dhe Jon Gashi në kategorinë deri në 73 kilogramë duke fituar medaljet e arta për juniorë.
Në këtë garë, te seniorët, Bleron Ademi dhe Elion Agushi u renditën të pestët, duke treguar po ashtu paraqitje tejet të mira.
Të tre garuesit janë bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.