Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro vetëm për periudhën janar – prill

Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro vetëm për periudhën janar – prill

Administrata Tatimore të Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar – prill 2024 ka arritur të mbledh 356.5 milionë euro, apo 38.9 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo shprehur në përqindje 12.3%.

Ndërsa në raport me planin kemi tejkalim të planit për 7.9 milionë euro apo 2.3%.

ATK-ja ka njoftuar se përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.

“Reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave. ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj, gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore”, ka njoftuar ATK-ja.