8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Sot festojmë 8-vjetorin e anëtarësimit tonë në familjen e futbollit evropian!
Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë momentin historik kur Kosova u bë pjesë e UEFA-s, më 3 maj 2016 në Kongresin e 40-të në Budapest.
“Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, por me vendosmërinë tonë dhe mbështetjen e partnerëve, arritëm që ta jetësojmë ëndrrën e shumë gjeneratave!”, ka theksuar Federata e Futbollit të Kosovës.
“Nga aty filloi një epokë e re për futbollin kosovar. Klubet tona treguan vlerat në arenën ndërkombëtare dhe ekipet kombëtare konsoliduan pozicionin e tyre. Bashkë jemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme!”, thuhet në deklaratën e FFK-së.