Italia dhe Gjermania me 5 skuadra sezonin e ardhshëm në Champions League
Fitorja e Borussia Dortmund kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League i lejon Gjermanisë që të ketë pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të mirë evropian.
Pas Italisë qe e konfirmoi më herët pjesëmarrjen me pesë ekipe në Champions-in e ardhshëm, edhe Gjermania e fiton këtë të drejtë.
Një arritje e madhe e skuadrave italiane dhe gjermane që me ecuritë e tyre në Europë u siguruan vendeve përkatëse pjesëmarrjen me më shumë ekipe sezonin tjetër.