Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut

Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut

Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut ka vdekur në vendin e saj të punës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vdekja mund të ketë qenë natyrale.

“Rreth orës 13:15, policia është njoftuar se në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve është një person i shtrirë, pa ndenja”.

“Personi, e cila besohet të jetë punëtore në këtë furrë është dërguar me ndihmë të parë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Elshani tha se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.