Presidenti Ademi pjesë e eventit të FSHF-së “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”

Presidenti Ademi pjesë e eventit të FSHF-së “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë pjesë e eventit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Kisha nderin që me ftesë të presidentit Armand Duka të isha pjesë e eventit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë ‘Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit’ të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave të futbollit në Shqipëri, duke u fokusuar në bashkëpunimin me të gjithë aktorët e fushës. Faleminderit presidentit @armand duka për ftesën dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme”, ka shkruar presidenti Ademi në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/C6ZQNaiImjB/?utm_source=ig_web_copy_link