Abdixhiku bën homazhe për Ali Lajçin: Një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri

Abdixhiku bën homazhe për Ali Lajçin: Një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali Lajçi.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku në librin e zisë për veprimtarin Ali Lajçi ka thënë: “Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci. Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar, progresive dhe demokratike”.

“Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar i komunës së Pejës ushtroi me mburrje dhe dinjitet funksionin e tij, në shërbim të qytetarëve. I tillë do të kujtohet përherë! Pusho në paqe!”.