Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetaren, Saranda Bogujevci, kanë bërë homazhe për aktivistin politik, ish-kryetarin e Pejës dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, z. Ali Lajçi.

Presidentja Osmani ua ka përcjellur ngushëllimet familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Lajçit, teksa ka thënë se ai do të mbahet mend për aktivitetin e tij të pareshtur patriotik përgjatë gjithë jetës.