Shpërthen avokati Gjokutaj: Ja pse u nda Meta me Kryemadhin

Shpërthen avokati Gjokutaj: Ja pse u nda Meta me Kryemadhin

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë dhe avokati Genc Gjokutaj, ka treguar në Top Story pse ndodhi “divorci politik” mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Gjokutaj tha se Partisë së Lirisë iu dobësuan strukturat dhe përçarja mes Kryemadhit dhe Metës ndodhi që pas lënies së parlamentit.
Gjokutaj: Në Partinë e Lirisë ka ndodhur ajo që keni parë. Ky rast është bërë sebep për tu pranuar mendimi ndryshe në parti. PL-së i ishin dobësuar strukturat, ishte rithemelim i partisë. Në pozicionin e presidenti, z.Meta dekretoi zgjedhjet e pjesshme se propaganda thoshte Luli ka numrat. Po në emër të pluralizmit të opozitës reale, PL bashkëpunoi se vula që Basha e mban në ballë, u mbajt syrtareve të gjykatave me qëllim që PD të mos garonte në zgjedhje. Çifti Meta-Kryemadhi janë kontributor të Partisë së Lirisë. Fakti që Monika ka një qasje tjetër dhe kjo është thënë publikisht. Dy mënyra ka njeriu, o të shfaqet ose të tregohet si barsoletë. Po të mos ishte gruaja e Ilir Metës nuk e bënim këtë diskutim ne. Ata e kanë filluar njësoj politikë. Pse mendon se duke luajtur Monika me Ilir Metën do rritet sensiviteti apo kujdesi i SPAK ndaj tyre? Ku është kjo lojë? Partia nuk ishte efiçente. Unë jam një nga instrumentistët që bën dirigjentin. Çarja mes Metës dhe Kryemadhit…në rolin e ciceronit më lër ta shpjegoj. Kishte probleme me lënien e parlamentit.