Pas votimeve, Ilir Peci hyn në objektin e komunës së Zveçanit
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, sot ka hyrë në ndërtesën e komunës.
Ai e ka kryesuar edhe mbledhjen e bordit të drejtorëve.
Më 21 prill, në katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, u mbajtën votimet ku qytetarët, serbë por edhe të komuniteteve të tjera patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave që u zgjodhën më 23 prill 2023.
Por, ky proces nuk kaloj pasi që nuk votuan 50+1% e qytetarëve me të drejtë vote.
Kështu udhëheqësit aktual të komunave do ta ushtrojnë funksionin e tyre deri në fund të mandatit, në vitin 2025.
Lista Serbe iu kishte bërë thirrje serbëve për ta bojkotuar procesin.