Lakers rihapin garën, mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i “play-off”-it
Mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në NBA këtë sezon. Është Minnesota, që pasi bëri mirë në sezonin e rregullt, vazhdon të tregojë se nuk është e rastësishme në këtë rrugëtim dhe tashmë kërkon triumfin.
Skuadra e Wolves fitoi 122-116 ndaj Feniks, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. Edwards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minnesotan, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Booker mbetën për statistikë.